Ka nisur transmetimin në Klan Plus edicioni i parë i lajmeve.
Projekti më i ri Klan, i cili prej disa muajsh kishte bërë bashkë një staf gazetarësh të rinj në drejtimin e Mentor Kikisë sot është finalizuar me fillimin e edicionit të lajmeve në televizionin Klan Plus. “Jemi bërë bashkë, jo për ta rishpikur gazetarinë, si formë e pushtetit, por për të bërë një gazetari që të jetë më afër njerëzve sesa pushteteve të tjera”, ka shkruajtur Kikia për sfidën më të re që ka ndërmarrë.
Edicioni i lajmeve prezantohet nga spikerja Eni Mema, një fytyrë e njohur e edicioneve informative shqiptare.