Pas shumë pritjesh Klan Plus, televizioni i dytë i RTV Klan më në fund ka lancuar pas disa muajsh transmetim një tjetër linjë po aq popullore që të gjithë në fakt e prisnim.
Disa ditë më parë Televizioni Klan Plus, ka sjellë për të gjithë ndjekësit e ekranit dhe përdoruesit e internetit website-in e tij zyrtar përmes të cilit do të përcjelli jo vetëm të gjitha lajmet që departamenti i informacionit të kanalit zhvillon por gjithashtu edhe publikimin e spoiler-ave të serialeve që transmetohen dhe do të transmetohen në vijim.
Nën linkun KlanPlus.al, portali i ri i kanalit është ende në zhvillim. Ai ka një temë responsive e cila i përshtatet të gjitha paisjeve por gjithashtu është i ngjashëm nga pamja me tvklan.al, i cili është ndër portalet më të lexuara në shqipëri./IMA/