Ndërrimi i viteve në Klan Kosova do të vijë me ndryshime në prezantimin e programeve më të njohura të këtij televizioni.
Drejtuesit kanë menduar që këtë vit të sjellin një ide origjinale që askush më parë nuk e kishte provuar në ekranet kosovare dhe ato shqiptare. Ata kanë zëvendësuar prezantuesit e tyre më të mirë me personazhe të tjerë shumë të njohur e të dashur.
Kështu programi i showbizit “Prive” nga Liberta Spahiu, për natën speciale do të prezantohet nga parukieri i famshëm i yjeve Kaci.
Ndërsa edicioni i NIN Festive do të drejtohet nga kantautori Flori Mumajesi dhe djemtë e “Threedots”.
Për edicionin special të lajmeve, studio është rezervuar për kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe bashkëshorten e tij Anita. Këto zëvendësime janë zbuluar nga media deri më tani pasi Klan Kosova ka premtuar se do të ketë ndryshime me fytyra publike në gjithë programacionin e tyre.
Padyshim që publiku këto ditë festive do të ketë të drejtuar vëmendjen tek Klan Kosova për të parë këta personazhe në një tjetër rol. Nëse do ta kalojnë provën kjo mbetet për t’u parë, e sigurt është që Klan Kosova ka qëlluar në shenjë me këtë ide që premton audiencë.