Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Klajdi Haruni, ka zbuluar për herë të parë një imazh të vajzës së tij, Hea, duke ndarë me ndjekësit një moment të veçantë prindëror.
Në një postim në Instagram, Klajdi publikoi një foto ku shfaqet duke mbajtur në krahë të bijën, duke zbuluar për herë të parë një pjesë të portretit të saj.
Fotoja është shoqëruar me fjalët “Nuk të dua më pak”, një frazë që sjell ndër mend ndjesinë e thellë dhe të pafund të dashurisë prindërore. Ky hap i Klajdit vjen pas muajsh të tërë ku ai ka ndarë me ndjekësit vetëm momente të jetës si baba, por pa zbuluar detaje mbi pamjen e Heas.