Robert Berisha flet për herë të rrallë për vajzën e tij të madhe: Një ndjenjë e veçantë të dalësh në klube me të.
Këngëtari i njohur Robert Berisha ka zbuluar disa detaje interesante rreth marrëdhënies së tij me vajzën e madhe, Arona, e cila tashmë është mbi 18 vjeç. Në një intervistë të fundit, Roberti foli me humor për momentin kur njerëzit e ngatërronin vajzën me të dashurën e tij 23-vjeçare gjatë një dalje në klube nate.
“Vajza është 18 vjeç dhe e kam nxjerrë nëpër klube, dhe mund të qëndrojë edhe këtu. Ishte një ndjenjë interesante me dalë me vajzën kështu në klube, nuk e dinin kush ishte nusja dhe kush ishte vajza,” tha Roberti duke qeshur. Ai gjithashtu ndau ndjenja të veçanta për vajzën që ka me këngëtaren Nora Istrefi, Rennen, duke e përshkruar si një vajzë shumë të talentuar dhe të mbarë.
“Renne është komplet tipi im, më dreq nuk e bën më nëna, ka shumë talente, flet anglisht në dialekte të ndryshme, është krejt vajzë e mirë. Nuk është e llastume, edhe pse i ka të gjitha mundësitë, mami i rri gati me të gjitha të mirat, por nuk e ka shpërdoruar besimin tonë,” shtoi Roberti.
Arona, vajza e madhe e Robertit, ka jetuar prej vitesh në Angli me nënën e saj, por kohët e fundit ka filluar të ketë më shumë takime dhe kontakte me të atin.