Përveç rritjes alarmante të numrit të të infektuarve me koronavirus në vend, vijon të përkeqësohet edhe situata te Spitali Infektiv, ku po trajtohen këta pacientë.
Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 82 persona, ndërsa në spital janë të shtruar 50 pacientë, ku numri i të intubuarve ka shkuar në 2.
“Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë”, thuhet në njoftimin e MSH.