Moderatorja e njohur, Kiara Tito, ka ndarë për herë të parë pamje nga shtëpia e saj e re gjatë një interviste në emisionin “Goca & Gra”. Ajo ka zbuluar se në shtëpi janë instaluar kamera për çështje sigurie, por gjithashtu ka bërë shaka duke thënë se këto kamera ishin vendosur fillimisht me idenë e mbikëqyrjes për dadon e fëmijës, në rast se gjyshet nuk do kishin mundësi të kujdeseshin për bebushen. “Falë Zotit, e kemi rregulluar këtë situatë dhe kamerat do të hiqen shumë shpejt,” ka shtuar ajo me humor.
Në vazhdim, Kiara rrëfeu se ka përjetuar sfida pas lindjes së vajzës së saj, Luna, duke përmendur momentet e vështira emocionale që ka kaluar. Megjithatë, ajo falënderon mbështetjen e familjes, që e ka ndihmuar të kalojë këto momente.
Ajo përfundoi duke thënë se të qenit nënë i ka dhënë një forcë të brendshme që nuk e dinte që e kishte.