Kjo javë ka qenë tepër intensive në “Për’Puthen”, pas Anës dhe Sindit, emisionit iu bashkua Melisa.
Sharmante, balerinë dhe studente mjekësie, Melisa fitoi menjëherë vëmendjen e meshkujve. Ata mbetën të suprizuar nga performanca e bukuroshes, por edhe pamjes së saj fizike, që duhet pranuar të lë shumë mbresa.
Gjatë fjalës në studio vajza tha se pëlqen edhe muzikën, e në një të ardhme do të dëshironte të bëhej një këngëtare e njohur.
Hyrja e saj shkaktoi shumë reagime, pasi vendosi të kërcente në një mënyrë mjaft sensuale, për të treguar edhe aftësitë e saj në balet. Melisa gjithashtu ka përfunduar studimet për mjekësi dhe inspiron që një ditë të bëhet një këngëtare e njohur.
Vajza tha se që në audicione e ka shprehur hapur pëlqimin ndaj Fajtonit dhe për këtë e ftoi për një takim katërminutësh në studio. Ndërkohë nga djemtë që nuk do të dilte kurrë në një takim ajo tha emrin e Elvisit. Kjo sipas saj lidhet me sjelljen e tij ndaj Shqipes. Djali pas përjashtimit të 28-vjeçares nga emisioni deklaroi se nuk dëshiron që takimi që kishte me të të transmetohet.
Pjesë nga debati:
Melisa: Me Elvisin nuk do dal kurrë, nuk e përshëndeta ndoshta u tregova shumë e pasjellshme. Nuk më pëlqejnë personat që nuk janë burrëror.
Elvisi: Ku është rënia e burrërisë?
Melisa: Ku mohove takimin e Shqipes. Unë shoh Elvisin, si publik kam parë vajzat dhe djemtë, Shqipja përveç rastit të fundit që u skandalizua pak, nuk ishte hera e parë që dilte nga vetja. Po ti si unë dhe të gjithë tjerët e kemi parë PërPuthen, ty që të skandalzoi si karakter, e kishe parë më para.
Elvisi: Nuk është burrëri, por të kesh standarde për veten. Unë gjëra të tilla nuk i pranoj.