Që në ditët e para të shpërthimti të epidemisë së koronavirusit në vendin tonë, qeveria urdhëroi mbylljen e disa bizneseve, ndërkohë që me kalimin e javëve si pasojë e karantinës të lejuara hapur mbetën vetëm ushqimoret dhe farmacitë. Megjithatë, me lehtësimin e masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mirëqënies kundër koronavirusit, duket se do të lejohet që të rifillojnë punën edhe një numër i konsiderueshëm biznesesh, ndërkohë që disa të tjera nuk pritet të hapen deri sa të mbarojë kjo situatë dhe të jemi në fund të luftës me Covid-19.
“Anabel.al” ka kontaktuar me kryeministrinë, që i ka dërguar listën e plotë të aktiviteteve që do të lejohen apo që janë propozuar për të nisur punën nga kjo javë e në vazhdim. Në tabela do të shihni tri ngjyra, jeshilja e lehtë tregon bizneset që lejohen ose janë propozuar për t´u lejuar, si pasojë e lidhjes që kanë me aktivitetet tashmë të hapura. Me ngjyrën e kuqe shënohen aktivitetet që do të qëndrojnë mbyllur apo janë propozuar të mbyllen, ndërkohë që ngjyra e verdhë tregon bizneset që do të qëndrojnë të mbyllura ose propozohen të qëndrojnë kështu, nisur nga situata e paqartë dhe urdhërat që janë nxjerrë./News31.al