Kënga më e kërkuar në Shazam, është nga Tones and I – Dance Monkey. Nëse titulli ende s’ju thotë gjë, sapo të dëgjoni tingullin e parë, me siguri do t’ju ndryshojë humori.
Sipas Guinness World Records, kënga që të fiksohet që në tingujt e parë, është identifikuar më shumë se 36.6 milionë herë në programin e famshëm dedikuar këngëve.
Kjo, është kënga më e kërkuar e të gjitha
Kënga u publikua për herë të parë në maj të 2019-ës dhe që atëherë ka qëndruar në Top List në më shumë se 30 vende të botës.
Hiti global gjithmonë është perceptuar si një këngë argëtuese, që të fiksohet shpejt dhe shumë e këndshme, por në fakt lindi nga një frustrim i këngëtares teksa ndodhej në një autobuz gjatë rrugës drejt shtëpisë së saj në Australi.
“Eshtë një këngë që përshkruan një moment ku unë nisa të ndihesha e frustruar për njerëzit që s’kishin më durim dhe donin që unë të këndoja. Nëse do të zëvendësonit fjalën “dance” me “sing”, kënga është lehtësisht e shpjegueshme.”-tregoi këngëtarja për Billboard vitin e shkuar.
“Dance Monkey” ka rreth 1 miliardë views dhe albumi i saj debutues pritet të vijë në fund të këtij viti.
Kjo është Top 10 i këngëve më të kërkuara:
- ‘Dance Monkey’ di Tones and I (36,6 milioni di ricerche)
- ‘Prayer In C’ di Robin Schulz (27 milioni)
- ‘Let Her Go’ dei The Passenger (25 milioni)
- ‘Wake me up’ di Avicii (23,6 milioni)
- ‘Lean On’ di Major Lazer Feat. MO e DJ Snake (23,2 milioni)
- ‘Thinking Out Loud’ di Ed Sheeran (23,18 milioni)
- ‘Cheap Thrills’ di Sia (23,175 milioni)
- ‘Somebody That I Used To Know’ di Gotye Feat. Kimbra (23,173 milioni)
- ‘This Girl’ di Kungs e Cookin’ On 3 Burners (22,96 milioni)
- ‘Take Me To Church’ di Hozier (22,93 milioni).