Gjatë mbrëmjes së djeshme banorët patën mundësin që të shikonin mesazhet që fansat iu kanë dërguar, përmes platformës “Big Love”, që u prezantua disa ditë më parë.
Për më shumë se 30 minuta, banorët e “Big Brother Vip” lexuan të buzëqeshur mesazhet që kishin marrë nga fansat e tyre, megjithatë nuk ka munguar një “dramë” apo një “skenar i produksionit” edhe këtu.
Një mesazh që i kishte ardhur Kiara Titos, së bashku me një çokollatë, shkruante: “Përshëndetje Kiara, shumë dashuri”. Kiara e falenderoi fansin dhe e buzëqeshur hodhi kunja edhe ndaj Luizit, me fjalët, “Të puth fort Klevis. Jemi të dy me shkronjën “K”, Kiara Klevis”.
@tiktok.private69 #topchannel #bigbrothervip #bigbrothervip2 #bbvalbania #bbva #bbv #bbva2 #bbv2 #luizi #kiara #biglove ♬ original sound – TikTok PRIVATE
Por, në fakt, nuk paska qenë ky mesazhi i vërtetë që Klevisi i ka dërguar Kiarës.
Mesazhi i plotë dhe i saktë shkruan: “E dashur Kiara Tito (Ejlli), ju përqafoj edhe ju adhuroj, faleminderit për emocionet që na jepni natë-ditë!”. Këtë e ka bërë të ditur vetë personi që e ka shkruar, pra Klevisi, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Krahas mesazhit, ai shkruan se produksioni ka ndryshuar fjalët e tij dhe “është tallur me paratë e popullit.”
“Mesazhi që i kam dërguar Kiarës ka qenë një çokollatë me këto fjalë që kam shkruar poshtë. Më vjen keq, por produksioni tregoi edhe një herë që është duke u tallur me lekët e popullit”- shkruan ai.
“Albania’s Got Talent” fillon me sukses spektaklin në Vizion Plus, me rekorde shikueshmërie dhe performanca emocionuese.
Të hënën e 11 nëntorit, spektakli “Albania’s Got Talent” hapi siparin e tij në ekranin e Vizion Plus, ku 12...