Aktori Joe Cole, i cili luajti rolin e John Shelby në serialin “Peaky Blinders” ka deklaruar se arsyeja pse është larguar nga seriali është sepse “është serial ii Cillian Murphy”.
Cole tha se ai nuk ishte “kurrë në qendër të vëmendjes” kur lunate rolin e John Shellby. Cillian Murphy, ka rolin e Thomas Shellby, i cili është roli kryesor në seralin i cili ka lançuar së fundmi sezonin e 6-të.
“Me Peaky Blinders nuk kam dalë asnjëherë nga vetja ime me atë rol. Është realisht show i Cillian Murphy”, tha ai për “Metro”.
Për projektin e tij aktual, Sky Atlantic’s Gang Of London, Joe zbuloi se kur dëgjoi për herë të parë titullin, mendoi menjëherë ‘jo’.
Por pasi lexoi një përmbledhje dhe episodin e parë, ai kuptoi se ‘mund të ishte diçka e veçantë’ dhe vendosi të pranojë rolin e personazhit kryesor Sean, i cili është kërkim të atyre që vranë babanë e tij, mbretin e drogës, Finn Ëallace.
Joe shpjegoi: “Kam kaluar vitet e fundit duke refuzuar shfaqjet e lidhura me bandat, sepse kur një shfaqje shkon mirë, ju ofrohen shumë prej tyre. Unë në fakt zgjodha të largohem nga Peaky Blinders sepse doja të eksploroja rrugë të reja, personazhe dhe histori të reja.”