Ishte mësuar që vitet e fundit të rrembente sukseset më të mira të kinematografisë turke, dhe normalisht një disfatë ishte aspak e menduar. Epo, jo gjithmonë shkon ashtu siç ne i mendojmë gjërat në jetë. Po flasim për aktorin e njohur turk, Kivanç Tatlitg, i cili pas dështimit në njëfarë mënyre me serialin “Kurt Seyit ve Sura”, i pikëlluar nga ky fakt, ka hequr dorë nga projekte të reja që i janë propozuar.
Flitej prej kohësh se do të ishte protagonist i një seriali të ri të prodhuar nga gjigndët turk së bashku me protagonisten e serialit “Sulejmani i Madhërishëm”, Meryem Uzerli. Por siç duket bukuroshi turk ka refuzuar të rikthehet në seriale të reja. Dështimi në audiencë i sezonit të dytë të serialit “Kurt Seyit ve Sura” ka demoralizuar aktorin duke deklaruar një shkëputje të paktën një vjeçare nga prodhimet që e kanë bërë aq të famshëm në të gjithë botën.
IMA / S. Dema