Kursimet e Kivanç në 10 vitet e fundit si imazhi kryesor i një prej brandeve më në zë nuk kanë shkuar dëm.
Aktori i famshëm turk vendosi të investonte paratë e tij në Bodrum duke investuar në blerjen e një vilë dyshe. Kivanç dhe bashkëshorja e tij ridizenjuan pjesën e brendshme të shtëpisë në mënyrë shumë luksoze.
Vila që ai i bleu bashkëshortes së tij i kushtoi çiftit 12 milion lira turke. Në të gjenden 7 dhoma.
Kivanç ka shfaqur interes dhe më parë për blerjen e pasurive të patundëshme ku ne vitin 2018 bleu një vilë në Çengelkoy dhe u bë fqinj me aktorin Kenan Dogulu.