Alketa Vejsiu është e njohur për spektaklin që dhuron në skenë. Gjë që e ka bërë edhe në Festivalin e 70-të të Sanremos në Itali.
Por kjo ‘shkathtësi’ në skenë e ka futur në telashe. Këtë e dëshmoi një fjali e shkurtër që “rreshkiti” nga regjia e Festivalit dhe u dëgjua shumë mirë edhe në sallë.
“Mos. 4 minuta! Kishim një marrëveshje. Ma daiii,”– është dëgjuar në sallë.
Mesa duket regjia i ka dhënë Alketës më pak se 4 minuta për të shprehur talentin e saj në prezantim. Megjithatë mesa duket shqiptarja u ‘hutua’ pak nga lumturia dhe e harroi kohën./Dosja.al/