Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastasi ditën e djeshme, në ambientet e Katedrales Orthodhokse në Tiranë ka bërë apel tek besimtarët që të marin pjesë në votime.
Të Krishterët Orthodhoksë, si qytetarë të këtij vendi, duhet të jenë të përgjegjshëm dhe kanë detyrimin për të votuar. – është shprehur primati i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Fortlumturia e tij Anastasi gjithashtu ka thënë: “Nuk mund të themi jemi indiferentë dhe nuk merremi me çështje të tilla si këto. Mënyra se si zgjedhim – kriteri ynë është mjaft i rëndësishëm – zgjedhim njerëz të cilët janë të pastër, që nuk vënë më parë “Unin” e tyre dhe më pas vijmë “Ne” dhe kanë aftësinë për ta çuar vendin aty ku është përparimi, kuptimi i ndërsjellë dhe ecja përpara. Dhe e përsëris – E drejta për të votuar është një detyrim mjaft i rëndësishëm që kemi ne.”
Kryepeshkopi gjithashtu është shprehur se angazhimi me partitë politike apo ndërhyrja në politikë është një çështje që nuk i përket kishës orthodhokse, por sidqooftë votimi sipas tij është një detyrim moral i besimtarëve për të zgjedhur udhëheqësin e shtetit./IMA/