Një nga filmat më të dashur të të gjitha kohërave vjen sonte në kinemanë e vetme falas në Tiranë.
“E.T Jashtëtokësori”, një nga filmat i cili theu rekorde duke ia kaluar dhe Star Wars të vitit 1977 është bazuar në shokun imagjinarë të vetë regjisorit Steven Spilberg,të cilin ai e krijoi pas divorcit të prindërve të tij.
I konsideruar si një “blockbuster”, filmi tregon historine se si nje djal i vogel ndihmon nje jasht-tokesor te kthehet ne shtepine e tij dhe do të transmetohet mbrëmjen e sotme në orën 19:00 në orën 21.00.
Ky është dhe filmi i fundit programit dimëror të Kinoklub Tirana duke mbyllur me sukses sezonin e dytë dhe duke falenderuar të gjithë partnerët për mbështjen që japin për filmin dhe edukimin si : Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkia Tiranë,EJF Production, Papadhimitri Production, AGOG, Digi Print AL, CEAPALNET dhe partnerin mediatik InfoMedia Albania
KinoKlub njofton se sezoni tjetër do të jetë në qiell të hapur por do të ketë edhe shumë surpriza të tjera, deri atëhere mos harroni të shikoni të paktën një film në javë!