Kristaq Mitro, regjisor i disa prej filmave më të arrira të kinematografisë shqiptare, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 77-vjeçare.
Mitro ishte një nga regjisorët më të famshëm të kinematografisë shqiptare, që ka lënë gjurmë të thella në historinë e filmit tonë.
Filmat e tij të realizuar ndër vite kanë mbetur për publikun, ndërsa vlerësimet nuk kanë munguar jo vetëm brenda kufijve shqiptarë, por dhe më gjerë. Disa nga filmat e tij më të dalluar të tij janë: “Njeriu i mirë”, “Duaje emrin tënd”, “Dimri i fundit”.
Kristaq Mitro ndërkohë jepte kontributin e tij edhe si pedagog pranë Universitetit të Arteve në degën Regji-Filmi.
Lista e filmave të Kristaq Mitros:
Një djalë edhe një vajzë (1990)
Telefoni i një mëngjesi (1987)
Duaje emrin tënd (1984)
Apasionata (1983)
Njeriu i mirë (1982)
Në prag të lirisë (1981)
Liri a vdekje (1979)
Nusja dhe shtetrrethimi (1978)
Dimri i fundit (1976)
Tokë e përgjakur (1976)
Kur zbardhi një ditë (1971)