Kina thotë se do të heqë akreditimin për gazetarët e tre mediave amerikane si reagim ndaj kufizimeve amerikane për median kineze.
Përmes një deklarate të postuar në internet, ministria e jashtme tha të mërkurën se Kina kërkon nga gazetarët e amerikanë të “Nju York Times”, “Wall Street Journal” dhe “Washington Post”, të cilëve u përfundon akreditimi para fundit të këtij viti, që të dorëzojnë kartat e akreditimit të gazetarit brenda 10 ditësh.
Qeveria kineze thotë se gazetarët nuk do të lejohet të vazhdojnë punën e tyre në Kinë, Hong Kong apo Macao. Veprimet e Kinës vijnë pasi administrata e Presidentit Trump i cilësoi pesë media kineze si misione të huaja dhe kufizoi numrin e punonjësve që mund të punojnë për ato.
Kina tha se veprimet e saj ishin të nevojshme dhe kundërmasa reciproke si reagim ndaj asaj që e quajti shtypje e panevojshme e medias kineze në Shtetet e Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara njoftuan në fillim të muajit se pesë media të kontrolluara nga Kina duhet të kenë kufizime në vetëm 100 viza, që do të thotë përjashtim me rreth një të tretën e stafit kinez. Uashingtoni theksoi survejime të theksuara dhe ngacmime ndaj amerikanëve dhe gazetarëve të huaj që punojnë në Kinë.
Mediat kineze, që punësojnë rreth 160 shtetas kinez në Shtetet e Bashkura, përfshijnë agjencinë shtetërore të lajmeve Xinhua, Rrjetin Televiziv Global Kinez (CGTN), dhe televizionin shtetëror kinez CCTV./VOA/
Top Channel