Wenchang, Kinë – Teknikët kinezë po bënin përgatitjet e fundit këtë të hënë për operacionin e sjelljes së materialeve nga sipërfaqja e hënës, për herë të parë në gati gjysmë shekulli – një ndërmarrje që mund të rrisë kuptimin njerëzor mbi hënën dhe sistemin diellor në përgjithësi.
Chang’e 5 – emëruar sipas perëndeshës kineze të hënës – është misioni më ambicioz hënor i vendit.
Nëse del me sukses, do të ishte një përparim i madh për programin hapësinor të Kinës dhe disa ekspertë thonë se mund të hapë rrugën për marrjen e mostrave nga Marsi apo edhe për një mision hënor me ekuipazh.