Vaksina kundër koronavirusit që po zhvillohet në Kinë mund të jetë gati për përdorim nga publiku i gjerë që në nëntor, tha një zyrtar i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), raporton Reuters.
Kina ka katër vaksina COVID-19 në fazën përfundimtare, të provave klinike. Të paktën tre prej tyre janë eksperimentuar te punonjësit që janë në vijën e parë të luftës me koronavirusin.
“Provat klinike të fazës 3 po vazhdojnë normalisht dhe vaksinat mund të jenë gati për publikun e gjerë në nëntor ose dhjetor”, thanë ekspertët kinezë.
Prodhuesit globalë të vaksinave po garojnë për të zhvilluar një vaksinë efektive kundër virusit i cili ka vrarë më shumë se 925,000 njerëz.