Autoriteti rregullator për median në Kinë është duke aplikuar rregulla të repta me qëllim kufizimin e numrit të formateve të huaja për të rritur prodhimtarinë e produksioneve vendase.
Formatet e importuara duhet tashmë të marrin miratimin nga rregullatorët lokal që të mund të transmetohen më pas në TV satelitor sipas aplikimit të ri të State Administration of Press, Publication, Radio, Film and Television (SAPPRFT).
Kështu, sipas rregullores së re, cdo kanal televiziv kinez nuk do mund të transmetoj më shumë se dy formate të huaja, të përshtatura për versionin vendas, në prime time. Rrjetet që do të transmetojnë shfaqje të reja, bazuar në formate të huaja, pa miratimin të autoriteti lokal do tu hiqet e drejta e transmetimit të këtyre formateve për një vit.
Ky vendim i shtetit kinez vjen fill pas polemikave për formatin The Voice of China, pjesë e Talpa Media, e cila ndërmori një padi kundër Star Media China për prodhimin e një sezoni të pestë të formatit pa autorizimin e kompanisë që zotëron të drejtat autoriale.
Kjo nuk është hera e parë që shteti kinez dhe autoriteti i medias SAPPRFT ndryshon ligjet e sektorit audio-vizual, vitin e kaluar u ndërmor një tjetër vendim që ndalon pjesëmarrjen e fëmijëve, veçanërisht atyre të famshëm, në programet televizive reality.