Kim Kardashian dhe Kanye West prej gati një viti kanë qenë kryefjalë e mediave rozë, fillimisht prej deklaratave të papritura të reperit, më pas për krisjen e marrëdhënies së tyre e së fundmi për divorcin. Në media është shkruar për çdo gjë, por vetë protagonistët nuk kanë reaguar asnjëherë rreth asaj ç’ka po ndodh mes tyre. E kur “Keeping Up With the Kardashians” është afër fundit, Kim Kardashian ka vendosur të thyejë heshtjen. Familja Kardashian-Jenner bën një udhëtim në Tahoe ku flasin më në fund për divorcin e saj.
“Kim ka qenë duke luftuar vetëm pas kamerës në lidhje me martesën e saj dhe është e vështirë sepse Kim po mundohet ta marrë veten e vetme.” tha Khloe që pyeti të motrën “Si po shkon mes teje dhe Kanye?”. “Nuk ka sherre”, pranoi Kim. “Tani është gjithçka e qetë.”
Në një kthim pas në kohë gjatë episodit, shihet Kim duke qarë dhe duke u fokur me Kendall, Kourtney dhe Kylie për gjendjen e martesës së saj.
“Ai duhet të ketë një grua që mbështet çdo lëvizje të tij dhe udhëton me të dhe bën gjithçka dhe unë nuk mundem,” tha Kim me lot, duke shtuar se ajo nuk mund të zhvendoset në Wyoming për të qenë me Kanye. “Ndihem si një dështake.”
Pa e shqiptuar fjalën “divorc” që qëndronte në ajër, Kim nuk pranoi të diskutonte më tej. “Por as nuk mund të mendoj për këtë,” tha nëna e katër fëmijëve. “Unë dua të jem e lumtur”.
Mamaja e yllit të KUWTK Kris Jenner ka qenë e vetmja nga familja që ka folur drejtpërdrejt për ndarjen, kur ajo u pyet gjatë një interviste në “The Kyle dhe Jackie O Show”. Ajo u shpreh se çdo gjë që do jetë gjithnjë e vështirë për shkak të fëmijëve. Më 19 shkurt, Kim zyrtarisht i dha fund martesës së saj duke bërë kërkesë për divorc në Los Angeles. Ajo përmendi “ndryshimet e papajtueshme” si arsyen e ndarjes dhe gjithashtu kërkoi kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të katër fëmijëve që ata kanë.