Javën e shkuar Kim Kardashian firmosi letrat e divorcit nga Kanye West.
Pas një periudhë të gjatë thashethmesh, mediat e huaja raportuan se ylli i “Keeping Up With The Kardashians” i kishte dhënë realisht fund martesës, prej gati një dekade me reperin.
Burimet treguan se Kim i ka dhënë fund prej kohësh në mendjen e saj dhe s’po e vuan aspak faktin që po ndahet nga partneri i një jete.
Madje, ajo vetë e ka vërtetuar këtë me postimin e fundit në rrjete sociale.
40-vjeçarja ka pozuar topless për markën e saj “Skims” dhe i ka vënë flakën rrjetit!
Shumë komentues e kanë komplimentuar për pozën hot, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për faktin që është nënë e 4 fëmijëve dhe s’i kanë hije këto gjëra.
Të tjerë e morën si sinjal nga Kim për të treguar faktin që është single.
Fill pas divorcit kanë nisur problemet e para për ish-çiftin.
Mediat e huaja kanë raportuar se Kim ka kërkuar që të marrë kujdestarinë e 4 fëmijëve pas divorcit me reperin, por për të vegjlit kanë nisur mosmarrëveshjet.
Kim dhe Kanye kanë vizione komplet të ndryshme për mënyrën e rritjes së fëmijëve, siç thonë burime për “People”.
“Ata e mendojnë krejt ndryshe mënyrën sesi fëmijët duhet të rriten. Kim do ta mbështesë gjithnjë Kanye-n dhe kauzat e tij, por e ardhmja e saj në lidhje me punën, fëmijët dhe jetën në përgjithësi i përket asaj. Eshtë ajo që bën të mundur gjithçka.” ka treguar burimi.
Pritet që divorci i tyre të transmetohet i gjithi në sezonin e fundit të “Keeping Up With the Kardashians”, ku duket se do të flasin për herë të parë për gjithçka që ka ndodhur.