Kiara Tito ishte e ftuara e dytë e finales së “Big Brother Fun Club” mbrëmjen e sotme, duke folur në fillim të intervistës së saj për lajmet që kanë qarkulluar masivisht këto ditë, në lidhje me një martesë të mundshme mes saj e Luizit në finalen e 6 majit. Ashtu sic konfirmoi regjizori i reality show-t Eduart Grishaj para saj, Kiara pranoi se po, është e vërtetë që do të ketë një celebrim, teksa mesa duket cifti do të bëjnë dasmë në finale.
Kiara nuk ndau shumë detaje nga ceremonia, megjithatë la të kuptohej që do të jetë dicka shumë speciale, ndërsa po ashtu tha se këto ditë ka qenë duke provuar fustane për ditën e rëndësishme. Ajo e përshkroi fustanin që do të veshë si “jo tradicional”, duke i lënë vend edhe imagjinatës së publikut.
Nga ana tjetër, moderatorja tha se ka zgjedhur si dëshmitare të saj tezen, një nga njerëzit më të afërt që ka, por nuk zbuloi se cili do jetë dëshmitar i Luizit, me gjasë një njeri i afërt i tij nga familja. Pjesa tjetër e ceremonisë do të mbetet surprizë, edhe pjesa se si do të organizohet.
Ndërkohë Kiara pranoi se është takuar me nënën e Luizit, vjehrrën e saj, ashtu sic ishte shkruar edhe në mediat rozë këto ditë, ndërsa ajo me gjasë do të jetë prezente edhe në dasmë. Po ashtu, zbuloi se Instagram-in e vërtetë të Luizit është duke e mbajtur ajo dhe do ja dorëzojë menjëherë sapo të dalë, ndërsa tha se aty i shkruajnë edhe shumë vajza që i drejtohen partnerit të saj me fjalët: “Ce do Kiarën, më zgjidh mua”, por sipas saj janë gjëra që i pret të lexojë.
Në fund, Kiara tha se gjëja e parë që do bëjë me Luizin kur ai të dalë është largimi nga mediat dhe vëmendja, ndoshta në një udhëtim, për t’u rikthyer sërish më pas tek punët që i presin.
/News31