“Gjyqi” i organizuar pasditen e sotme në shtëpinë r “Big Brother”, ku i pandehur ishte Luiz Ejlli, ka shkaktuar jo pak përplasje mes banorëve, e po ashtu ka rezultuar edhe në një shpërthim emocional nga Kiara Tito, me moderatoren që nuk i ka mbajtur dot lotët pas diskutimeve.
Kështu, pasi ju caktua roli i “avokates mbrojtëse” të Luizit dhe e kreu detyrën e saj, Kiara nuk i ka përballuar dot komentet e banorëve të tjerë, të vënë pothuajse të gjithë kundër saj, ndërsa e prekur është shprehur se ata janë duke dhënë mesazhet e gabuara për të në këtë situatë.
Po ashtu ajo është shprehur gati e tronditur me faktin që disa prej banorëve kanë mbështetr shuplakën e Kejvinës ndaj këngëtarit, duke e quajtur dhunë, teksa shprehet e shqetësuar për familjen që e ndjek.
Nga ana tjetër, moderatorja është e shqetësuar pasi sipas saj ka kuptuar që të gjithë janë kundër Ejllit dhe janë duke e përdorur për t’i bërë keq atij.