Moderatorja simpatike Kiara Tito ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku rrëfeu eksperiencën me covid-19 dhe sqaroi thashethemet për një lidhje dashurie me këngëtarin Young Zerka.
Tito tregoi se “beteja” me virusin ishte shumë më e vështire psikologjikisht sesa fizikisht. Thënë këtë, ajo pranoi se ato dy javë qendrimi vetëm e bënë të reflektojë shumë rreth gjithë ç’ kishte bërë gjatë këtij viti.
E një ndër reflektimet e moderatores lidhej edhe me Young Zerkën, për të cilin ajo vetë pranoi se këtë vit ka ndryshuar mendim.
“ Duke qenë se u përfol edhe në lajme, mund të them se Young Zerka është një person për të cilin kam ndryshuar mendim. Në lajme është përfolur për një histori me të, por nuk kemi asgjë. Unë e kam njohur tek Luana dhe fitova simpati për atë personazh. Ishte një djalë shumë i edukuar”, tha ajo, mirëpo e qeshura nuk iu nda për asnjë sekondë.