Moderatorja Kaira Tito ka konfirmuar rikthimin e saj si moderator në spektaklin më të dashur të humorit, “Portokalli”, për sezonin e 42-të. Ajo shprehu emocionin e saj në një postim në Instagram, ku theksoi se ky ishte një ëndërr e saj e shprehur vite më parë, që tani më në fund po realizohet.
“Jam e lumtur që për këtë sezon rikthehem me familjen e madhe të Top Channel në sezonin e 42 të Portokalli,” shkroi Kiara, duke u përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj.
“Portokalli” pritet të fillojë së shpejti dhe do të mbajë shqiptarët të mbërthyer para ekranit çdo të diel në orën 21:00, duke ofruar të qeshura të pafundme. Gjatë sezonit veror, aktorët e dashur ishin afër publikut, duke udhëtuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë me shfaqjen “Verë dhe portokalle”, e cila u mirëprit dhe duartrokit nga publiku që mbushi sheshet.
Me rikthimin e Kiara Titës, “Portokalli” pritet të sjellë më shumë energji dhe humor në ekranin shqiptar, duke vazhduar traditën e tij si një nga spektaklet më të njohura dhe të ndjekura në vend.