Ndërsa sezoni i ri televiziv po afron, Kiara Tito po shijon kohën me familjen e saj përpara se të rikthehet në ekran me projekte të reja. Sipas gazetarit Bledi Mane, Kiara do të moderojë emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” përkrah Elvis Naçit në Top Channel.
Mane e bëri të ditur këtë lajm përmes një postimi në Facebook, ku shkroi: “SEZONI I RI/ Elvis Naçi dhe Kiara Tito në një program televiziv së bashku në ekranin më të madh televiziv Top Channel. Çdo të premte do të moderojnë ‘Shqiptarët për shqiptarët’, një emision kushtuar njerëzve dhe familjeve në nevojë. Sezoni i ri televiziv që çelet në shtator do të ketë plot surpriza në Top Channel, ekrani i gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë…”
Muajt e fundit, moderatorja ka qenë e përkushtuar tek familja dhe vajza e saj, Luna. Për herë të fundit, Kiarën e kemi parë në ekran me emisionin “Fan Club – DWTS”.