Moderatorja Kiara Tito u eleminua nga “Big Brother VIP” në spektaklin e të shtunës, pasi ishte në nominim me aktoren Olta Gixhari.
Pas rikthimit në jetën normale dhe marrjes nën menaxhim të rrjeteve të saj sociale, Kiara ka kryer një gjest që ka trazuar rrjetin.
Moderatorja ka hequr nga personat që ndjek në “Instagram” Lori Hoxhën dhe Arbana Osmanin, ndonëse Lori vazhdon ta ndjekë atë.
Nuk dihet se përse Kiara e ka marrë këtë vendim, por gjesti i saj ka shkaktuar konfuzion te fansat. Ajo vetë nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me këtë çështje, ndërkohë ndjekësit janë në një pritje të një sqarimi.