Moderatorja e njohur, Kiara Tito ka treguar se së fundmi është marrë me projektin e saj më të ri televiziv, i cili lidhet me modën. Ajo ka zbuluar se audicionet e para kanë përfunduar tashmë dhe nuk ka fshehur gëzimin e madh rreth këtij formati.
“Së shpejti pritet të nisë një projekt shumë i dashur për mua, për të cilin po punoj fort. Falenderoj të gjitha vajzat që aplikuan për t’u bërë pjesë e spektaklit më interesant të stilit. Mos harroni nesër faza e dytë e audicioneve, ju presim”, ka shkruar Kiara në postimin e saj më të fundit në ‘Instagram’.
Bukuroshja e ekranit është shfaqur mjaft e kuruar jo vetëm në daljet e saj publike, por edhe në përditshmërinë e saj, duke ndarë me ndjekësit një sërë fotosh./revistawho.com