Në prag të sezonit të ri televiziv, një nga emrat më të përfolur është ai i Kiara Titos, e cila ka paralajmëruar rikthimin e saj në ekran. Gazetari Bledi Mane zbuloi disa ditë më parë se Kiara do të jetë moderatore e emisionit humanitar “Shqiptarët për shqiptarët” në Top Channel, në bashkëpunim me Elvis Naçin. Megjithatë, spekulime të reja sugjerojnë se Kiara mund të zhvendoset në Kosovë për të moderuar edicionin e tretë të “Big Brother VIP Kosova”.
Sipas burimeve të ndryshme, Luizi Ejlli pritet të jetë producenti i këtij edicioni të ri të “Big Brother VIP Kosova”, duke vazhduar bashkëpunimin me autoren e njohur, Olsa Muhameti. Ky zhvillim përforcohet nga lajmi se çifti ka blerë një shtëpi në Kosovë, çka mund të tregojë për planet e tyre të zhvendosjes dhe për një fillim të ri në karrierën e tyre televizive.
Të gjitha shenjat tregojnë se publiku kosovar do të mirëpresë një sezon të ri të “Big Brother VIP” me një çift të dashur dhe të suksesshëm në qendër të vëmendjes.