Aktori i njohur Kevin Hart po kalon nje moment emocionalisht te veshtire ne jeten e tij. Hart ka postuar në rrjetin social “Instagram” një falje publike ndaj familjes së tij.
Në video ai shfaqet solemn dhe i vjen keq kur nxjerr deklaratën. Komediani i njohur duket i bindur se së shpejti do të dalë një video ose një provë që ai ka tradhtuar bashkëshorten e tij. Dhe e gjithë kjo po ndodh ndërsa çifti po pret ardhjen e fëmijës së tretë. Duket se kjo video apologji ka ardhur si rezultat se Kevin refuzoi të paguante për mos nxjerrjen e videos nga dikush në posedim të një kasetë të dyshuar seksuale. Sipas tij, dikush i është afruar aktorit që t’i merrte para për provat e supozuara. Në ditët në vijim pritet që të zbulohet më shumë rreth kësaj ngjarjeje.
https://www.youtube.com/watch?v=LL4CCzYyECQ