Moderatoren Bora Zemani jemi mësuar ta shikojmë nga e hëna në të premte, nën moderimin e emisionit “Përputhen”. Në çdo puntatë, ajo është shfaqur e kuruar deri në detaje dhe çdo look e ka ndarë fillimisht me ndjekësit në rrjete sociale, siç ka bërë dhe së fundmi.
Bora ka ndarë një foto nga puntata e sotme, ku shfaqet e veshur bardhë e zi dhe me flokë të drejta, të lëshuara. Një ndër ndjekëset është kapur te këpucët e moderatores, duke i shkruar se i ka veshur tre herë.
“Më shumë se aq në fakt. Nuk jam njeriu që vesh një herë këpucët edhe i hedh”, i ka replikuar Bora.
Bora, si të gjithë ne, beson se këpucët nuk janë plaçka njëpërdorimëshe dhe me të drejtë!