“Se ka pasur tentativa të tilla nga presidenti Thaçi dhe presidenti serb Vuçiq për një marrëveshje mbi planin ruso-serb për ndarjen e Kosovës të kamufluar gjoja si korrigjim kufijsh, kjo është vërtetuar nga disa takime të fshehta në Itali, Turqi e vende të tjera, pra që është diskutuar apo shtruar nga këta të dy edhe në takimet e tyre në Vashington, por që nuk ka marrë përkrahje, as nga Vashingtoni, as nga Brukseli, Berlini, Parisi e Londra, këtë e ka pranuar edhe vet presidenti serb Vuçiq në deklaratat e tij për mediet serbe ne Serbi”, thotë analisti politik Nexhat Haziri.
Edhe pse akoma nuk ka ndonjë dokument zyrtar, të cilit do të mundë ti referoheshim rreth arritjes së marrëveshjes Thaçi-Vuçiq për ndarjen e Kosovës, pjesës veriore, analisti politik Nexhat Haziri thotë se raportimi në mediet Franceze, për takimet të cilat kanë pasur për temë një marrëveshje të tillë janë shqetësuese dhe duhet të merren tepër seriozisht, për të para penguar realizimin e një plani të tillë. Ky shqetësim ngritët pas raportimeve në mediet franceze rreth takimit të mbajtur më 2 mars të këtij viti, në Shtëpinë e Bardhë në Vashington në prani të zyrtarëve të lartë amerikan, e ku Thaçi dhe Vuçiq e kanë diskutuar edhe temën e ndarjes, shkëmbimit të kufijve.
Lexoni edhe:
“Kujdes, shërimi është mjaft i vështirë”, flet mjeku shqiptar që mundi koronavirusin: Fëmijët më luteshin që të më shihnin…
“Deri sa nuk kemi ndonjë dokument që tregon se është arritur në mes presidentit Thaçi dhe atij serb Vuçiq të akorduar në Vashington për marrëveshjen në mes dy shteteve në bazën e korrigjimit të kufijve kjo mund të themi se është në vazhdën e shqetësimeve që ngritën në opinion nga personalitet politike dhe media”, thotë analisti politik Nexhat Haziri. Sidoqoftë, ai thotë se tani më dihet botërisht shtet në të cilat liderët e të dy vendeve janë takuar dhe kanë trajtuar një çështje të tillë, por sa kanë arritur ti përafrojnë modalitetet për ta bërë marrëveshje, mbetet të shihet bazuar në zhvillimet në vijim. “Se ka pasur tentativa të tilla nga presidenti Thaçi dhe presidenti serb Vuçiq për një marrëveshje mbi planin ruso-serb për ndarjen e Kosovës të kamufluar gjoja si korrigjim kufijsh, kjo është vërtetuar nga disa takime të fshehta në Itali, Turqi e vende të tjera, pra që është diskutuar apo shtruar nga këta të dy edhe në takimet e tyre në Vashington, por që nuk ka marrë përkrahje,as nga Vashingtoni, as nga Brukseli, Berlini, Parisi e Londra, këtë e ka pranuar edhe vet presidenti serb Vuçiq në deklaratat e tij për mediet serbe ne Serbi. Se a po përgatitet Thaçi për shtyrjen përpara të këtij plani anti-kombëtar dhe anti-Kosovë me qeverinë e re të koalicionit LDK, AAK, NISMA dhe AKR, mendoj se do të jetë një orvatje e pa suksesshme e tij, pasi ky plan i tij nuk kundërshtohet vetëm nga VV-ja, por edhe nga shumica e spektrit politik, si nga LDK-ja, AAK-ja, por edhe partitë e tjera dhe besoj se në këtë pikë spektri politik do të jetë unik për ta kundërshtuar planin Thaçi-Vuçiq, që në fakt është plan rus për ndarjen e Kosovës. Nëse presidenti Thaçi ka llogaritur në një aventurë të tillë, besoj se kjo është vetëm një orvatje dëshpëruese e tij e cila edhe mund ti jap fund karrierës së tij politike”, thotë analisti politik Nexhat Haziri.