Sipas maturantëve, të cilët ditët e fundit kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit, provimi nuk ishte i bazuar në programet shkollore. Madje për ta disa pyetje ishin tepër abstrakte dhe nuk kishin të bënin fare me Gjuhën apo Letërsinë.
Vendimi i vetëm që është marrë deri më tani, është se për këtë provim nuk do të ketë rivlerësim por një rishpërndarje të pikëve për notat. Gjithsesi ministrja Shahini siguroi që maturantët nuk do të penalizohen nga ky provim apo provimet e maturës shtetërore pasi do të vlerësohen për 12 vite shkollor.
Tani maturantët mund të bëjnë një vetëvlerësim paraprak, sic tha më herët KOMSH dhe të krahasojnë përgjigjet e tyre me ato të saktat. Gjithsesi kjo i jep fund dilemave për përgjigjet e provimit, por jo ankesave të nxënësve.
Përgjigjet e sakta mund t’i shihni në vazhdim.
[pdf-embedder url=”https://www.imalbania.com/wp-content/uploads/2020/06/testi-gjuhes-shqipe-1.pdf”].