Pritjes i erdhi fundi dhe mbrëmjen e sotme nisi plot me emocione të forta sezoni i dytë i formatit të dashurisë “Love Story” në ekranin e Televizionit Klan, ku në garë janë 20 konkurrentë për të fituar zemrën e dy fronistëve.
Nën moderimin e Alketa Vejsiut, regjinë e Vera Grabockës dhe autore Ilda Lumani, ky format dashurie premton shumë surpriza dhe të papritura që do të ju mbajnë të mbërthyer pas ekranit.
Ju prezantojmë me protagonistet vajza të këtij sezoni:
Klaudia Bajrami: Quhem Klaudia dhe jetoj në Firenze me motrën. Jam në “Love Story” sepse jam një person shumë romantik. Dua me mendjen e një 30-vjeçareje dhe me shpirtin e një 20-vjeçareje.
Kleona Tela: Jam Kleona Tela, 23 vjeç nga Tirana. Kam mbaruar studimet për shkenca politike dhe aktualisht punoj online në një OJHF ku kam marrë në menaxhim një projekt për të drejtat e fëmijëve.
Kristina Kallashi: Jam Kristina, 23 vjeç. Profesioni im është fizioterapiste, të cilin e kam kthyer dhe në biznes. Aty ku ka love, aty është Kristina.
Liljana Halili: Unë jam Liljana Halili. Profesionalisht ekonomiste. Dashuria është koncepti im jetësor.
Ori Zefi: Unë quhem Ori Zefi dhe jetoj në Tiranë. Pasioni im më i madh në jetë është moda. Më pëlqen të sfidoj veten, por më shumë se një sfidë jam në “Love Story” për të gjetur dashurinë.
Selma Bakalli: Quhem, Selma Bakalli, vij nga qyteti i Durrësit. Profesioni im është këngëtare, kam dëshirë të përjetoj dy emocione të veçanta: të zbuloj misteret dhe surpriza qëd o të më sjelli kjo eksperiencë e këtij formati televiziv.
Xheni Shaska: Quhem Xheni Shaska. Jam diplomuar për sociologji. Pasioni im është modelingu. Në “Love Story” kam ardhur sepse princi ka nevojë për një princeshë, e cila jam unë.
Anxhela Kishta: Unë jam Anxhela Kishta. Vazhdoj shkollën për veterinari dhe për momentin po përmirësoj pasionin tim për estetikën. Diçka që më identifikon mua si person është thjeshtësia dhe sinqeriteti.
Ardiola Hyso: Emri im është Anxhela Hyso dhe vij nga qyteti më i bukur në botë, Gjirokastra. Një ndër pasionet e mia është aktrimi dhe më pëlqen që ta gjej dashurinë në televizion.