Nëntë kore nga nëntë vende të ndryshme evropiane do të konkurojnë këtë të shtunë (22 korrik) në Riga, Letoni për t’u kurorëzuar në edicionin e parë të “Eurovision Choir of the Year” (Kori Më i Mirë i vitit Eurovision”.
Kjo garë e re nga Bashkimi Evropian i Transmetimeve (EBU) është risia më e re që i bashkohet eventeve të Eurovision: Eurovision Song Contest, Junior Eurovision Song Contest, Eurovision Young Dancers dhe Eurovision Young Musicians.
Eurovision Choir of the Yeart bashkon koret më të mira nga Austria, Belgjika, Danimarka, Estonia, Gjermania, Hungaria, Letonia, Sllovenia dhe Uellsi.
Anëtarët e EBU-së që do të marrin pjesë dhe do të transmetojnë eventin janë ORF (Austri), RTBF (Belgjikë), DR (Danimarkë), EER (Estoni), WDR (Gjermani), MTVA (Hungari), RTVSLO (Slloveni), S4C (Uells) dhe transmetuesi LTV. Shfaqja gjithashtu do të transmetohet në internet në eurovisionchoir.tv.
Çdo kor, do të performojë një pjesë prej gjashtë minutash që, pjesërisht, pasqyron karakterin e tyre kombëtar. Pastaj një juri, e përbërë nga kompozitori koral britanik John Rutter, gjysmë-soprano Elina Garanča dhe dirigjenti koral zviceran Nicholas Fink, do të vendosë se cili do të bëhet kënga e parë korale e Eurovision.
Kori fitues gjithashtu do të marrë një çmim nga qyteti i Rigës prej 10,000 euro./IMAlbania.com/