Duke filluar nga kjo e diel rikthehet humori dhe argëtimi i një prej programeve më të njohur shqiptar Portokalli.
Sezoni i ri i shfaqjes televizive të humorit do të vij sërish në drejtimin e Salsano Rrapit dhe dy bukurosheve të ekranit Eneda Tarifa dhe Xhemi Shehu.
Ashtu si çdo sezon përgatitjet kanë muaj qe kane filluar dhe stafi me në krye regjisorin Altin Basha janë gati për të filluar një tjetër Portokalli të suksesshme. Që nga fillimet e tij programi është në krye të audiencës televizive, si programi më i ndjekur i të dielës. Edhe në këtë sezon nuk do të mungojnë risitë dhe personazhet e rinj në skaletën e varietes më të dashur nga shqiptarët.
Portokalli nis sonte në prime time, ora 21.00, në Top Channel.