Mikela dhe Bruno janë përballur në një takim 4-minutësh në puntatën e sotme të Për’puthe, pasi takimi i tij me Efin shkoi shumë mirë. Pikërisht kokurrentja e re ishte bërë arsyeja që raportet mes të dyve të tensionoheshin, pasi Bruno kishte thënë se Efi ishte femra perfekte për të, të paktën fizikisht.
Mikela I tha Brunos se edhe nëse do të ketë një vajzë në krah, ai do të shpërqendrohet nga të tjera, poor konkurrenti e mori këtë si ofendim. Bruno i tha Mikelës se edhe ajo është shpërqendruar nga djemtë e tjerë që kanë hyrë dhe vetë ajo e ka pranuar diçka të tillë.
Ndërkohë ajo ka pasur mundësi të zgjedhë mes Brunos dhe Markos për takimin 4-minutësh dhe ky i fundit nuk e ka pritur mirë faktin që nuk zgjodhi atë.
Pjesë nga biseda:
Mikela: Pse i the në ‘backstage’ Efit, direkt pas takimit të parë, që të keni një takim të dytë? As nuk prite që vajzat të bëjnë zgjedhjet e tyre.
Bruno: Jemi të rritur. I kuptojmë gjërat. Dihet që kështu është formati, do dalim me disa vajza
Mikela: Ti më lë përshtypjen që edhe po të kesh një femër tjetër në krah, mund të shpërqendrohesh nga vajza të tjera
Bruno: Këtë nuk mund ta thuash, ky është ofendim!
Mikela: Nuk është ofendim!
Bruno: Edhe ti je shpërqendruar nga djemtë e rinj që kanë hyrë.
Mikela: Pak…
Bruno: Po atëherë?!
Mikela: Po vetëm ty të pëlqejnë të gjitha…
Pas mbarimit të kohës së takimit, Bruno e ka pyetur Mikelën se çfarë nuk i pëlqen tek ai, ndërsa kjo i është përgjigjur se nuk i pëlqejnë nervat dhe mënyra si ai i kthehet.