Seriali i njohur turk, i cili shënoi rekorde audience edhe në ekranin Shqiptar do të rikthehet përsëri pas shkëputjes së tij tepër të gjatë.
I njohur ndryshe si Kurtlar Vadisi, seriali këtë herë do të vijë me titullin “Kurtlar Vadisi Kaos” (Lugina e Ujqërve Kaosi).
Sipas producentëve gjatë këtij muaj, seriali pritet të rikthehet në ekranin e televizionit duke u transmetuar në TV8, por kjo mbetet ende në pikëpyetje derisa të arrihet marrëveshja mes tyre dhe vetë televizionit turk./IMA/