Prej shumë vitesh, është ‘traditë’ në “Top Channel”, që natën e ndërrimit të viteve, me një programacion të veçantë, shikuesit e kalojnë në shoqërinë e spektalit të humorit “Portokalli”.
Megjithatë, duket se këtë vit gjërat do të jenë ndryshe! Mesa duket për herë të parë, 31 dhjetori nuk do të jetë i “Portokalli”, por i “Big Brother VIP”, që këtë vit ka ardhur në një edicion të veçnatë.
Dyshimet për këtë i ka ngritur vetë moderatorja Arbana Osmani. Në një pyetësor në Instagram, ndër të tjera, ndjekësit e kanë pyetur për destinacionin e udhëtimit për natën e ndërrimit të viteve.
“Në shtëpi, duke parë ‘Big Brother VIP’, kudo tjetër do të mërziteni shpejt, do të nevrikoseni, ose do të shpenzoni shumë”, shkruan Arbana, që mesa duket na la të kuptojmë se 31 dhjetorin do ta kalojmë me të dhe banorët.
Në fakt, duke i hedhur një sy kalendarit, 31 dhjetori është e premte, që përkon me ditën kur transmetohet spektakli.
Megjithatë, është ende herët, dhe ende nuk e dimë se cilit prej spektakleve do t’i rezervohet nata, por sido që të jetë duhet thënë se janë të dy formate shumë të dashura për publikun…