Se cilët do të jenë banorët e shtëpisë së famshme të Big Brother Vip Albania do ta mësojmë zyrtarisht në3 24 dhjetor, por për momentin duhet të njiheni me emrat që po përfliten si banorë të mundshëm.
Deri tani nëpër portale është përfolur se përveç Kiara Titos, dhe blogeres Jori Delli, pjesë e këtij reality shoë mund të jetë edhe modelja Kejvina Kthella si dhe koreografi Albi Nako.
A janë të konfirmuar?!
Ende jo, por Kejvina e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” kur u pyet për pjesëmarrjen në Big Brother tha:
“Mendoj se do të isha një surprizë për publikun, për tipin që kam, pasi publiku nuk më ka njohur shumë. Jam njeri që përshtatem, jam shumë sociale, nuk kam problem të jem me njerëz të rinj apo në ambiente të mbyllura”.
Qartazi, është një PO e sigurtë nga Kejvina nëse produksioni i Top Channel i ka propozuar të jetë pjesë e shtëpisë së famshme. Albi Nako ndërkohë nuk ka reaguar ende për të konfirmuar apo mohuar mundësinë e të qënit një prej banorëve VIP.
Pak ditë më parë, e ftuar në “Wake Up”, Arbana Osmani tha se banorët e këtij edicioni do të jenë personazhe më të njohur dhe me karriera jo detyrimisht më të mira, por shumë më aktive dhe më të gjata. Moderatorja shtoi se ka një konkurrencë të madhe se kush do të hyjë.