Është mbyllur këtë të diel konkurrimi dhe prezantimi i këngëve të festivalit Kënga Magjike në “E diela shqiptare”. Të gjithë konkurrentët e kategorisë New Arstist i janë nënshtruar një votimi të dytë nga juria. Kjo e fundit i ka dëgjuar këngët e kaluara në fazën e parë edhe një herë tjetër për të përzgjedhur ato që do të marrin pjesë në netët finale.
Kështu, pas një rivotimi nga anëtarët e jurisë së të rinjve, janë vendosur gjithsej 17 artistë të rinj, të cilët do të ndahen në dy grupe, përkatësisht në natën e parë dhe të dytë, 6 dhe 7 dhjetor. Pas kësaj faze, këngët e kësaj kategorie do të votohen edhe një herë të tretë nga juria për të qenë pjesë e natës finale, më 9 dhjetor.
Këngëtarët e rinj që do të këndojnë në netët finale, në Pallatin e Kongreseve.
- Toli
- Arjeta Palushaj
- All In Band
- Albulena Jashari
- Ergys Shahu
- Silvana Rusi
- Algert Sala
- Genti Deda
- Gerard Merdani
- Xhon Jesku
- Albina Kelmendi
- Xhon Shahu
- Andrea Paskali
- Linda Cikaqi
- Serxho Hajdini
- Armenda
- Reinaldo Gaçi