Ndonjëherë mund të mërzitemi nga filmat dramë apo romantikë dhe ‘clishe-të’ e tyre dhe duam diçka më interesante për syrin dhe trurin. Ju sjellim më poshtë disa filma thriller/mister të cilët do ju bëjnë kuriozë të dini se çfarë ndodh në fund.
Seven
Ky është lloji i misterit që ju bën të vini në dyshim sensin tuaj të së drejtës dhe të gabuarës. Dy detektivë përfundojnë në një rast që përfshin një vrasës serial i cili i bazon krimet e tij në shtatë mëkatet vdekjeprurëse. Ajo që pason është e tmerrshme, e frikshme dhe e gjithë kjo çon në një nga kulmet më të paharrueshme të filmit ndonjëherë. Megjithëse “Seven” është padyshim i errët, ai gjithashtu arrin të argumentojë se bota ia vlen të luftosh, edhe nëse beteja është përtej maktheve të tua më të egra.
Memories of Murder
Përpara se Bong Joon-ho të shfaqte “Parasite” në botë, ai ofroi një lloj filmi shumë të ndryshëm me “Memories of Murder”. Ky film zhvillohet në vitin 1986, ku dy detektivëve u caktohet një vrasje e dyfishtë. Ata së shpejti fillojnë të vërejnë se po ndodhin vrasje të tjera me të njëjtat modele. Pikërisht në këtë pikë ata kuptojnë se janë në kërkim të vrasësit të parë serial të konfirmuar në vend. Për ta bërë këtë film edhe më të frikshëm, ai bazohet në ngjarje të vërteta.
A Simple Favor
Kush tha se ju duhet një zyrë e errët dhe shumë tym cigaresh për t’u bërë detektiv? Ndonjëherë, ju duhet vetëm disku dhe një smartphone. Kjo përshkruan Stephanie (Anna Kendrick) nga “A Simple Favor”. Ajo është një nënë beqare dhe një blogere që bëhet mike me Emily (Blake Lively), e cila duket se i ka të gjitha. Por një ditë, Emily zhduket. Policia bën të pamundurën, por Stephanie ende vendos të nisë hetimin e saj. Siç rezulton, ajo mund të mos e ketë njohur në radhë të parë Emily-n e vërtetë.
Shutter Island
Nuk mund të kishte një listë për filmat mister pa këtë kryevepër. Shumë njerëz nuk dinin se çfarë të mendonin për “Shutter Island” kur panë për herë të parë trailerin. Filmi fillon me Marshallin Amerikan Teddy (Leonardo DiCaprio) teksa ai shkel për herë të parë në ishullin i cili strehon një strukturë psikiatrike. Një nga pacientët është zhdukur dhe i takon atij dhe partnerit të tij të kuptojnë se ku kanë shkuar. Harrojeni gjithçka që mendoni se dini për misteret që nga ky moment – kthesa në këtë film do ju habisë.
Prisoners
Regjisori Denis Villeneuve dëshmon se aftësitë e tij mbresëlënëse shtrihen në zhanrin thriller. Ky film i tendosur fokusohet në rrëmbimin e dy vajzave të reja, të cilat rrëmbehen nga familjet e tyre në “Ditën e Falenderimeve”. I pakënaqur me mënyrën se si policia e ka trajtuar këtë çështje, një nga baballarët e vajzës vendos të marrë çështjen vetë në dorë.
Murder on the Orient Express
Një burrë përfundon i vdekur në ‘Orient Express’, dhe pothuajse çdo pasagjer në bord ka një arsye pse mund ta kenë vrarë. Kjo duket si një punë për Hercule Poirot! Me saktësi eksperte, ky adaptim i romanit klasik të Agatha Christie me të njëjtin emër ju lë duke hamendësuar deri në finalen e tij tronditëse. Ky film vendosi standartin për çdo film misterioz që erdhi më pas, dhe nuk është sekret se pse.
Knives Out
Jeni kuriozë të shikoni James Bond si një detektiv krimesh. Jo taman por Daniel Craig vjen në rolin e Benoit Blanc, detektivit më të aftë. Harlan Thrombey, një romancier i njohur, gjendet i vdekur pas festimeve të ditëlindjes së tij të 85-të. Megjithatë, ndërsa detektivi Benoit Blanc heton rastin, ai zbulon një dredhi me qëllime të liga.