Sot u konstituua Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar nën drejtimin e kryetarit Leka Bungo. Mbledhja e pare konstituive u zhvillua në zyrat e Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Për drejtuesin Leka Bungo sfida e anëtarëve të rinj të kësaj struktkure të rëndësishme të transmetuesit publik, do të jetë të të gjithë punonjësve, duke synuar rritjen e audiencës së programeve të RTSH-së.
Në mbledhje ishin të pranishëm 9 nga 11 anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit. Anëtari Petrit Ruka e ndoqi mbledhjen online, ndërsa Mevlan Shanaj mungoi. Në mbledhje ishin të pranishëm Leka Bungo kryetar, Ilir Keko anëtar, Gëzim Podgorica anëtar, Arlinda Reçi anëtare, Engjell Ndocaj anëtar, Milena Selimi anëtare, Genc Permeti anëtar, Dionis Papadhimitri anëtar dhe Thanas Goga anëtar.
Vendimi i mbledhjes se Këshillit Drejtues ishte lirimi nga detyra i drejtorit të përgjithshëm të RTSH-se Thoma Gellci dhe dorëzimi i detyrës zv. drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar Martin Leka.