Mazhoranca ne Komisionin e Medias ka përfunduar procesin e përzgjedhjes se kandidateve per Këshillin Drejtues te Radio-Televizionit Publik Shqiptar. Xhemal Mato, Valbona Sulce, Xhelil Aliu, Vladimir Grosha dhe Helidon Haliti janë 5 emrat qe kane marre mbështetjen e mazhorances dhe qe do t’i kalojnë seancës për votim. Nënkryetari i Komisionit te Medias Alfred Peza ka sqaruar se 23 kandidatet nuk janë skualifikuar duke i lëne mundësi opozitës qe kur te kthehet ne kuvend te zgjedhe 5 përfaqësuesit e saj ne këtë këshill. Sipas Pezes, 10 dite pas miratimit te kandidateve per Këshillin Drejtues te RTSH ne Parlament, komisioni sipas ligjit do te nise procedurën per zgjedhjen e kreut te këshillit drejtues pavarësisht nëse opozita kthehet ne kuvend apo jo.
Marre nga Vizion Plus