Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se sot janë kaluar në Këshill Bashkiak 199 apartamentet e para në lagjen e re në Kombinat.
Ai tha se banorët, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmetet, do të firmosin këtë javë që vjen kontratën.
“Kemi kaluar në Këshill Bashkiak 199 apartamentet e para në Kombinat, kontratat do firmosen javën tjetër. Janë miratuar edhe 188 pagesa cash për ata që kanë shtëpitë në fshatra malor të largët, dhe që thonë: E bëj vetë nëse firma nuk pranon. Kryeministri krijoi një mundësi që ne t’ua paguajmë cash, dhe secili merr kohën e vet që të rindërtojë shtëpinë, siç kishte bërë të parën. Kemi kaluar edhe 452 pagesa DS1-DS3 dhe 82 DS4. Ndërkaq, gjithsej janë 752 shtëpi individuale, nga të cilat 200 janë dhënë, dhe pjesa tjetër është në përfundim e sipër”, sqaroi Veliaj.