Enxhëll u largua nga “Love Story” përpara dy javësh, duke thënë se nuk e përballonte dot më presionin. Mirëpo, në puntatën e javës së kaluar, në program u shfaq një videomesazh nga ish-konkurrentja, e cila kërkoi mes lotësh rikthimin e saj në program. Në puntatën e sotme, Saimiri ka zbuluar edhe vendimin që ka marrë për Enxhëll.
“Ishte diçka e papritur! Ishte vendim i vështirë, m’u deshën disa ditë që ta mendoja. Por edhe pse me Enxhëll kemi kaluar momente të bukura, mendoj që për dashurinë njeriu duhet të luftojë dhe jo për një sfidë të vogël të shmangesh dhe të kthesh kurrizin. E vlerësoj Enxhëllin, por dua të përqëndrohem te vajzat që janë këtu,” u shpreh ai.