Natën e sotme është vendosur në flakë për shkak të granatave nga ana e Rusisë, termoçentrali bërthamor në Zaporizhzhia në Ukrainë. I konsideruar më i madhi në Evropë nëse incidenti nuk parandalohet ai do të ketë pasoja jo vetëm për Evropën por për të gjithë Botën pasi fuqia e tij konsiderohet 10-fish më e madhe se ajo e Çernobilit.
Ndërsa ende situata mbetet e paqartë, dhe informacionet nga terreni mbeten të vakëta, Shtëpia e Bardhë ka reaguar menjëherë duke u shprehur se po monitoron situatën.
Ministri i Jashtëm Ukrainas ka bërë thirrje ndaj Rusisë që të lejojë zjarrëfikësit të marrin situatën në kontroll.
Referenca: CNN